5 maj 2015 – Një 27-vjeçar nga Laçi, i akuzuar për vrasje, kërcënon nga burgu një minorene. Policia e Tiranës ka marrë denoncimin e një vajze adoleshente, e cila ka treguar se shtetasi B.U e kanos nëpërmjet facebook-ut. Fillimisht të dy janë njohur në rrjetet sociale, ku kanë nisur mesazhet e vazhdueshme në profilin e vajzës.
Policia ka bllokuar mesazhet e dërguara në adresën e saj, ndërsa për 27-vjeçarin ka nisur hetimi për veprën penale të kanosjes.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”