Në një rast të rëndë nga Turqia, një vrasës i dyshuar i të dashurës së tij aktiviste dogji trupin e saj dhe justifikohej se “po digjte mish sepse i ishte prishur frigoriferi i barit”.

32-vjeçari Cemal Metin Avci raportohet se ka pranuar vrasjen e të dashurës aktiviste feministe Pinar Gultekin në rastin që ka tronditur vendin dhe ka nxjerrë njerëz në rrugë duke protestuar.

Protestat për vdekjen makabre të Gultekin kanë bërë që autoritetet të përshpejtojnë hetimet, duke arrestuar dhe vëllanë e të akuzuarit, pasi ishte lidhur me çështjen nga të dhënat e rrjeteve celulare.

Vëllai i të akuzuarit ka thene se kishte ndjerë një erë të neveritshme të djegur kur shkoi në biznesin e te vellait në qytetin e Mentese. Por i vëllai u justfikua duke thënë se po digjte mish të prishur pasi frigoriferi nuk funksiononte.

Vëllai i autorit Mertcan Avci i kishte telefonuar anëtarëve të tjerë të familjes dhe tani akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e provave të vrasjes.

Pinar Gultekin ishte aktiviste e njohur kundër dhunës ndaj grave në Turqi.

Autori i dyshuar Cemal Metin Avci u arrestua më 21 gusht. Ai ka nje femije me gruan qe ka kerkuar divorcin.