26gusht 2015 – Vetëvritet gazetari që qëlloi për vdekje në transmetim direkt kolegen e tij dhe një kameraman. Ngjarja ndodhi në Virxhinia të SHBA-së, duke tronditur opinionin.

Autori, afro-amerikan, Lester Lee Flanigan, i njohur dhe si Bryce Williams qëlloi live 24-vjeçaren Alison Parker dhe kameramanin Adam Ward, 24 vjeç, momente që i regjistroi dhe më pas i postoi në internet.

Sipas tij, vendosi vrasjen për shkak se gazetarja ishte raciste në komentet e saj. Pas disa minutash ai e mbylli faqen në tëitrer. Gjatë ndjekjes nga policia, autori vrau veten.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/