9 maj 2015 – Një vrasës serial nga Suedia, Pjetri Mangs, ka zbuluar një histori rrëqethëse, ku ishte afër të vriste sulmuesin më të madh në histori të futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Mangs në librin e ri të tij, zbulon gjithë ngjarjen. "Ibrahimovic kishte parkuar keq Ferrarin e tij në Malmo, ndërsa Mangs kishte shkuar menjëherë në shtëpi për të marrë armën e zjarrit, por kur është kthyer, Ibra me makinën e tij, nuk ishin aty", shkruan gazeta daneze, Skanska Dagbladet.

Peter Mangs që njihet si vrasës serial, gjendet në burg për dy vrasje dhe tetë tentativa vrasjeje, ndërsa ishte përgjegjës për të gjitha të shtënat në Malmo gjatë viteve 2008-2010, dhe për objektiv kishte kryesisht emigrantët.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/