Iran, 17 prill 2014 – Teksa ai është në pikën e fundit të jetës, nëna e viktimës e godet me shpullë dhe i heq nga qafa litarin, duke e shpëtuar nga ekzekutimi dhe duke bërë një akt të jashtëzakonshëm mëshire. 

Fotot që po shihni janë shkëputur, teksa një vrasës iranian ishte duke u ekzekutuar me varje në litar. Nëna e djalit të vrarë ecën drejt vrasësit e godet me shpullë dhe zgjedh ta shpëtojë atë nga ekzekutimi, duke bërë një akt të jashtëzakonshëm mëshire. 

Prindërit më pas i hoqën të dënuarit lakun nga qafa duke e përqafuar. Babai i viktimës, tha se gruaja e tij kishte parë një ëndërr 3 ditë më pare, ku i ishte shfaqur i biri që i thoshte se ai ishte mirë dhe se nuk duhet të hakmerreshin për të. 

Vrasësi i njohur si Balar u dënua me vdekje për vrasjen e 18 vjeçarit Abdullah Hosseinzadeh Jnr, gjatë një përleshjeje në rrugë në qytetin iranian të Royan 7 vjet më parë. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/