3 maj 2015 –Karabinierët në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Policinë e Landit të Bavarisë arrestuan në Mynih, Arbër Osmanajn, 33 vjeç.
Arbri në bashkëpunim me dy persona të tjerë në vitin 2004 kishte vrarë me thikë Skënder Kajnon në kuadrin e qërimit të hesapeve ndërmjet bandave, që merreshin me shfrytëzim prostitucioni. Arbri për pjesëmarrje në vrasje ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg.
Arbrin e mori në qafë pasioni i tij për veshjet firmato. Ai u kërkonte miqve të vet në Itali, t’i dërgonin në Mynih veshje të modës së fundit, të markave të shtrenjta. Pikërisht duke ndjekur destinacionin e këtyre pakove me veshje, karabinierët zbuluan adresën e banesës ku fshihej Arbri në Mynih. Pas arrestimit ai u ekstradua në Itali, ku përfundoi në burgun Rebbibia të Romës.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/