Një vrasës shqiptar me një këmbë, i pretendon se është azilkërkues nga Kosova, më në fund do të dëbohet nga Britania e Madhe pas 14 vitesh që jeton si lypës.
Sipas Daily Mail, Saliman Barçi, 41 vjeç, i cili ka kryer një vrasje brutale të dyfishtë 20 vite më parë, është urdhëruar nga një gjykatë në Londër që të ekstradohet në Shqipëri
Në vitin 1997, babai i tre fëmijëve akuzohet se ka vrarë Përparim Ibrahimin dhe Artur Gjokën në qytetin e Burrelit. Ai i ka futur në kurth dy të rinj duke u thënë se kishte 6 milionë lekë.
Barçi u arratis nga Shqipëria pas vrasjes së kryer me armë të ushtrisë dhe çështja e tij u mbyll në mars të vitit 1998.
Me daljen në dritë të fakteve të reja, ai u dënua me 25 vite burg në nëntor të vitit 2009.
Pas disa apelimesh nga nëna dhe motra e tij, Gjykata e Lartë në Tiranë rrëzoi vendimin dhe e çoi çështjen në Gjykatë e Apelit.
Barçi, i cili në Britani ka përdorur emrin Saimir Basha, u arrestua me kërkesë të prokurorëve shqiptarë, të cilët korrikun e kaluar kërkuan ekstradimin e tij.
Barçi gjithashtu është dënua më 3 gusht të vitit 2015 për posedim kokainë.
Kur u pyet sesi e fitoi statusin e azilantit ai u përgjigj: Si çdo shqiptar tjetër që ishte nga Kosova.
Tashmë për ekstradimin e tij, fjalën e fundit do ta thotë Sekretariati i Shtetit.
Barçi ka pranuar se ka përdorur identitet të rremë dhe tregoi se një gjë të tillë e ka bërë pasi ndihej i kërcënuar nga anëtarët e një prej dy të rinjve të vrarë prej tij.
41-vjeçari ka kërkuar që të mos ekstradohet jo vetëm për shkak se drejtësia në Shqipëri është e manipuluar por edhe për gjendjen e tij shëndetësore.
Ai ka deklaruar se, ka prerë këmbën e tij të majtë 2 cm poshtë gjurit në vitin 1995 pasi u aksidentua rëndë me motor.
Barçi tha para gjykatës se atë do ta vrasin në Shqipëri, pasi është i rrezikuar nga gjakmarrja dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë.
Sipas tij, kjo ishte arsyeja pse ai emigroi në Britani në mënyrë që të ishte i mbrojtur nga shteti.





