Albano dhe Griseldo Kusi do të shpallen në kërkim ndërkombëtar në lidhje me krimin e kryer disa ditë më parë në Tiranë ku ekzekutuan me plumb në kokë 26-vjeçarin Indrit Çelaj.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "arrest me burg" në mungesë për dy vëllezërit Kusi. Një ditë më parë, togat e zeza caktuan masën "arrest me burg" për pronarin e shtëpisë ku ndodhi ngjarja, babain e dy vëllezërve Kusi (Bujar Kusin) si dhe për dy persona të tjerë si Ferdinand Bakallin e Ali Sulën, ndërsa për Luan Çakën, gjykata dha masën ‘arrest në shtëpi’.
Indrit Çela u qëllua me plumb në kokë gjatë kohës që po punonte te vila e vëllezërve Kusi, ndërsa disa orë pas ngjarjes, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës.





