15korrik 2015 – Policia zbardh skemën se si funksiononte grupi i vrasësve me pagesë, i cili realizoi edhe vrasjen e biznesmenit nga Durrësi, Leonard Murati nëntorin e shkuar. Siç dallohet në foton kryesore është vënë Admir Tafili, i dënuar përjetë. Më pas dallohen lidhjet e tij me porositësit e krimeve, anëtarëve të grupit dhe atyre që bënë ekzekutimet. Në kërkim janë tre të tjerë, emrat e të cilëve nuk jepen të plotë nga policia. Një prej tyre akuzohet se qëlloi për vdekje Nard Muratin, në hyrje të lokalit të tij në qendër të Durrësit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/