Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka nisur procedurat hetimore për efektivët e Policisë së Fierit, pas deklaratave që kanë bërë banorët e fshatit Greçalli në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit.
SHÇBA po heton për veprimet e efektivëve në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes makabre që ndodhi në datën 16 nëntor.
Kujtojmë që pas vrasjes horror të 8-vjeçarit, një nga fqinjët e autorit tha në media se ai e kishte denoncuar 38-vjeçarin Klodian Çalamani në Polici për akuzën e përdhunimit të bashkëshortes.