Vrasja e e 15-vjeçarit i cili u plagos rëndë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe më pas humbi jetën në spital, ka sjellë reagime të të rinjve.

Gjatë ditës së sotme, një grup të rinjsh, bashkëmoshatarë të 15-vjeçarit, janë mbledhur në qendër të qytetit të Bulqizës në shenjë proteste, pas humbjes tragjike që i ndodhi bashkëmoshatarit të tyre.

Me pankarta në duar ata bënë thirrje për mbrojtje, siguri dhe vëmendje ndaj problematikave me të cilat të rinjtë po përballën sot.

Ata deklaruan se ndihen shumë të pasigurtë, ndaj kërkojmë më shumë siguri jo vetëm në institucione, por edhe në komunitet.

Ata kërkojnë gjithashtu që të merren masa nga ana e institucioneve për parandalimin e konflikteve, t’u ofrohet mbështetje psikologjike dhe të kenë hapësira, ku të rinjtë mund të shprehen e të kërkojnë ndihmë.

Protesta u zhvillua qetësisht, duke u kthyer në një thirrje të fuqishme për reflektim dhe ndryshim. Të rinjtë shprehën solidaritetin e tyre me familjen e viktimës dhe përsëritën kërkesën, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.