TIRANE, 31 mars 2013– Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes gjatë një grindjeje masive me mjete të forta
Gjykata e Tiranës cakton masën e arrestit burg pa afat për tre të arrestuarit e policisë për vrasjen e 17-vjeçarit Gjergji Prenga.
Skërdilajd Hyka, 17 vjeç dhe Beshar Seçi e Jetmir Katana nga 18 vjeç, akuzohen se mbrëmjen e të enjtes në 28 mars kanë goditur për vdekje me mjete të forta Prengën.
Ngjarja ndodhi në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, kur të arrestuarit së bashku me O.Vaçioskin dhe A.Ndocajn të cilët sipas policisë janë në kërkim, kishin shkuar për të rrahur Roland Rokon, shok i Prengës.
Ky i fundit kishte shkuar për të ndihmuar shokun dhe shuar grindjen, por gjatë përleshjes me lopata dhe leva ka marrë plagët vdekjeprurëse.
Roko, mori plagë të rënda nga goditjet por falë kujdesit të mjekëve e tejkaloi rrezikun e vdekjes.





