Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një përleshje e dhunshme në Lutraqi, Lutrak. Detaje të reja janë mësuar në lidhje me këtë ngjarje. 19-vjeçari i plagosur ka treguar autorin e vrasjes së 17-vjeçarit me origjinë nga Berati. Ai i ka dhënë policisë informacione të rëndësishme për hetimin dhe me autorin e ngjarjes së rëndë.
Fillimisht 17-vjeçar u transportua në spital nga një i afërm, megjithatë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë nga plagët e marra. Ndërsa, 19-vjeçari i plagosur fillimisht u paraqit në Spitalin e Lutrakut.
Mediat greke shkruajnë se ai kishte marrë lëndime në bark dhe gjoks. Ai kishte thënë para bluzave të bardha se ishte dëmtuar për shkak të një aksidenti me makinë, por pas konstatimit mjekët kuptuan se plagët vinin nga përdorimi i një mjeti prerës.
Mjeku, kryetar i Shoqatës Mjekësore të Korintit dhe Zëvendësguvernatori Rajonal i Peloponezit në fushën e Shëndetësisë, Chrysovalantis Mellos, në një deklaratë ekskluzive për Korinthostv.gr iu referua gjerësisht ngjarjes tragjike me vdekjen e një 17-vjeçari në Loutraki dhe plagosjen e rëndë të një 19-vjeçari.
Mellos në deklaratat e tij theksoi se 19-vjeçari, jeta e të cilit nuk është më në rrezik, ka ardhur i pari në Qendrën Shëndetësore të Loutrakit dhe ka pasur lëndime nga një send i mprehtë në gjoks dhe bark, ndërsa është konsideruar e nevojshme transferimi i tij në një spital në Atikë.
17-vjeçari u dërgua i vdekur në spitalin e Korintit rreth orës 6 të mëngjesit të së premtes. Sipas Mellos, i riu duket se iu nënshtrua plagëve në gjoks, pak orë para se të dërgohej në spital. Deri në këtë kohë, autoritetet policore janë në këmbë dhe po përpiqen të zbardhin rastin që ka tronditur Korintinë dhe gjithë Greqinë. Autoritetet greke po hetojnë më shumë mbi rastin.





