11 mars 2015 – Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mirsad Aletin dhe Toni Tomën, dy autorët e dyshuar të ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Bushatit, ku mbeti e vrarë një 19-vjeçare dhe u plagosën dy të tjerë.
Mbi Toni Tomën, 31 vjeç, rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje mbetur në tentavivë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, ndërsa mbi Mirsad Aletin, 28 vjeç, rëndon akuza e “vrasjes me dashje”. Dy të arrestuarit nuk kanë folur gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal me muzikë live në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në lokalin "Argenti" dhe sipas burimeve mësohet se konflikti ka nisur brenda ambienteve të lokalit dhe shkëmbimi i zjarrit ka përfunduar jashtë tij.
Viktima, Elsa Tusha 19 vjeç, është gjetur në sedijen e pasme të mjetit tip “BMË X5”, e ndërsa dy meshkujt që kanë mbetur të plagosur janë Selim Aleci 56 vjeç dhe Paulin Noja 30 vjeç.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





