Media greke ”Espresso” ka hedhur dritë mbi vrasjen e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch gjatë grabitjes së banesës së saj në Glyka Nera të Athinës, disa ditë më parë. Sipas medias greke, është identifikuar një nga tre autorët e vrasjes dhe sipas saj është shqiptar.

Referuar të njëjtës media, shqiptari i cili tashmë është në kërkim është një kriminel i njohur për një sërë krimesh që sapo ka dalë nga burgu, kryesisht vrasje në tentativë, organizatë kriminale dhe grabitje.

Policia shkoi në banesën e tij në Agia Paraskevi, por nuk e gjeti.

Karakteristikat e tij përputhen me ato që ka përshkruar bashkëshorti i Caroline Crouch, Charalambos Anagnostopoulos për grabitësin “e shkurtër”.

Dy grabitësit e tjerë ishin të gjatë rreth 1.80 m ka dëshmuar më parë në polici piloti grek, të maskuar dhe me armë, kurse i treti që dyshohet të jetë shqiptari nuk kishte armë, ishte pak i shëndoshë, ezmer dhe me gjatësi rreth 1.70 m.