Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar edhe një herë për dhunimin e kenianes Joy Aoko, që solli dhe vdekjen e saj.

Berisha thotë se qeveria po bën gjithçka që zbulimi i ngjarjes të fshihet, pasi sipas tij autori është i lidhur me qeverinë.

Ndër të tjera Berisha i bën thirrje qeverisë së Kenias të paraqesë rastin e qytetares së tyre pranë Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut mbasi autoritet shqiptare po fshehin kriminelin.

“Vrasësit e Joy Aoko i fsheh qeveria. Të dashur miq, një grup zyrtarësh keriminel në polici, prokurori etj bënë gjithçka që të manipulonin çdo provë hetimore për të mbrojtur vrasësin e vërtetë të 22 vjeçares nga Kenia, Joy Aoko. Ata vazhdojnë në këtë rrugë duke pyetur dhe ndaluar persona të ndryshëm dhe duke rrjedhur hetimet vetëm e vetëm për të fshehur vrasësin e saj sepse ai është i lidhur në qeveri.

I bëjë thirrje qeverisë së Kenias të paraqesë rastin e qytetares së tyre pranë Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut mbasi autoritet shqiptare po fshehin kriminelin”, shkruan Berisha.

E reja punonte në një kazino në Tiranë dhe pas disa orësh e zhdukur, u gjet poshtë ballkonit të hotelit ku qëndronte. Joy ka rënë në koma të thellë si pasojë e dhunës barbare, me dëmtime të shumta në kokë dhe trup.

22 vjeçarja keniane qëndoi e shturr në spital për disa kohë, ndërsa më pas u dërgua në shtetin e saj, ku edhe ndërroi jetë.