Pak orë pas vrasjes së një 22-vjeçari me thikë pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet, policia ka bërë të mundur zbardhjen në kohë reale e ngjarjes, kapjen dhe shoqërimin e gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23.30 në rrugën “Gjin Bue Shpata”.

Sipas policisë, i riu me iniciale M.M. është konfliktuar për motive të dobëta me Dejvi Bitraj, 19 vjeç.

Në ndihmë të këtij të fundit ka ardhur kushëriri i tij, Eugen Bitraj, së bashku me shtetasit Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Gjatë konfliktit, Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 22-vjeçarin M.M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit:

– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në krim shtetasit :

– Dejvi Bitraj, 19 vjeç, banues në Tiranë,

– Kridens Alla, 19 vjeç, banues Tiranë,

– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.