Ish-të përndjekurit politikë kanë dërguar sot tek Krimet e Rënda një letër për vrasjen e 23 intelektualëve më 27 shkurt të vitit 1951.
Ngjarja në fjalë ndodhi pasi ata u akuzuan nga regjimi i asaj kohe për vendosjen e bombës tek Ambasada Sovjetike, ndërsa në shenjë hakmarrje 23 intelektualët u pushkatuan pa gjyq.
Në letrën e tyre ish-të përndjekurit kërkojnë që të rihapjet çështja dhe të identifikohen përgjegjësit e këtij krimi të shumëfishtë.
Kërkesa padia është dorëzuar sot dhe sipas kreut të shoqatës Nebil Çika, nëse nuk merret parasysh nga organet shqiptare të drejtësisë do ti drejtohen Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut.





