Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka ngjallur një revoltë të madhe në të gjithë gjithë shoqërinë.

Qytetarët po organizohen përmes rrjeteve sociale për të protestuar sot në orën 16.00 përpara Ministrisë së Brendshme. Thirrja qytetare kërkon angazhim të të gjithë shoqërisë në protestën e sotme.

“Tubimi do të jetë paqësor dhe në zbatim të protokolleve të pandemisë, pjesmarrjen nuk e përcaktojmë ne, por se sa është ndjeshmëria qytetare për rëndësinë e jetës”, thuhet në thirrjen e organizatorëve.

Thirrja e organizatorëve

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rashës në mes natës në pragun e derës së shtëpisë, në çdo rrethanë të mundshme, është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë në vend. Pa dhënë një arsyetim logjik dhe ligjor të bazuar, një person me uniformën e Policisë së Shtetit, ekzekuton një të ri “se dyshonte që ishte kërcënim për rendin”. Datë 09.12.2020, në orën 16:00 para ministrisë së Brendshme, PROTESTOJMË!

Tubimi do të jetë paqësor dhe në zbatim të protokolleve të pandemisë, pjesmarrjen nuk e përcaktojmë ne, por se sa është ndjeshmëria qytetare për rëndësinë e jetës. Jeta është më e rëndësishme se dyshimi i një efektivi.
Merreni këtë mesazh copy paste dhe publikojeni në profilin tuaj. Të gjithë me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin.