Aviokati i Popullit ka nisur hetimet mbi rastin e vrasjes së Klodian Rasha në Laprakë, pas mesnatës nga Policia.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale Avokati i Popullit bën me dije se për hetimet e kësaj ngjarjeje është përfshirë Shërbimi për Çështjet e Brendshme, Ankesat dhe Prokuroria.

Avokati i Popullit thotë se ky rast do të ndiqet me prioritet në vijim, me qëllim zbardhjen sa më shpejt të së vërtetës, duke u kryer një hetim i plotë e i gjithanshëm nga organet kompetente.

“AVOKATI I POPULLIT HETON MBI RASTIN E VRASJES SË NJË TË RIU NGA POLICIA

Avokati i Popullit u njoh mëngjesin e sotëm nga mediat me lajmin e vrasjes së një të riu me iniciale K.R, 25 vjeç nga një punonjës i Policisë së Shtetit me armë zjarri.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është përfshirë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria.

Ndërkohë nga Avokati i Popullit ky rast do të ndiqet me prioritet në vijim, me qëllim zbardhjen sa më shpejt të së vërtetës, duke u kryer një hetim i plotë e i gjithanshëm nga organet kompetente.

E drejta për jetën e çdo njeriu duhet të prevalojë në çdo rrethanë e situatë e të mbrohet me ligj,” thuhet në njoftim.