Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka se Sandër Lleshaj, duhej të ishte larguar nga posti ministror nja 10 herë deri më sot. Lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit në Laprakë, Paloka tha se strukturat shtetërore tentuan të manipulojnë ngjarjen kriminale.

“Shpresoj të jetë një hetim i pamanipuluar, pasi kemi 3 deklarata të ndryshme. E rëndësishme është të kuptohet sepse ai polici e shkreu armën”, tha Paloka në emisionin Tempora.

Sipas tij, fryma e krijuar për dhunën policore është jo vetëm shqetësuese.

“E mbani mend atë adoleshentin që u rrah se po shëtiste te Liqeni? Vrasja ndodhi sot, por sa ngjarje kanë ndodhur deri më tani, kush janë frymëzuesit e akteve të dhunës së policisë ndaj qytetarëve”, tha Paloka.

Ndërsa bëri përgjegjës drejtëpërdrejtë Kryeministrin Edi Rama si inspirues të dhunës policore, Paloka solli në vëmendje videon që rezultoi një fake news në muajt e parë të pandemisë, përmes të cilës ai paraqiste disa sekuenca dhune për të cilat në atë kohë tha se ndodhnin në një prej vendeve të BE.

“Rama inspiroi dhunën me atë video që ishte fake news”, tha Paloka.