Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një mesazh solidarizimi Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, pas vrasjes së 3 ushtarëve.

Në letrën e bërë publike në rrjetin social X, Rama shprehet se Shqipëria qëndron krah SHBA-së në këtë kohë të vështirë.

“Në këtë kohë të vështira duhet të qëndrojmë të bashkuar. Si aleatë qëndrojmë me SHBA me solidaritet”, shkruan Rama mes të tjerash.