Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” edhe për të ndaluarin e tretë të ngjarjes së Memaliajt, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari, Endri Goxha.

Vendimi është dhënë për shtetasin Ermal Mataj, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe duke lënë në fuqi masën e sigurisë edhe për dy të ndaluarit e tjerë e përfshirë në këtë çështje.

Ndërkohë, dy vëllezërit Donaldo dhe Marjoldo Nelaj vijojnë të jenë në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje.