Një ngjarje e rëndë u regjistrua këto ditë në një provincë në Breshia të Italisë ku u vra një shqiptar 33 vjeçar.

33-vjeçari Alfons Kola është shqiptari i vrarë me thikë jashtë një lokali në Calcinato të Breshias. Ai kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.

Një person është në arrest për vrasjen. Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

Mësohet se si viktima Alfons Kola ashtu edhe autori Petrit Gega janë nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.

Sipas banorëve, familjet kanë patur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janē të tronditur nga kjo ngjarje.