Automjeti që u përdor për ekzekutimin e biznesmenit Besmir Hida në Lushnje, dyshohet se është makina që ju vodh një çifti një javë më parë, në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy persona të armatosur dhe të maskuar terrorizuan çiftin dhe më pas u morën makinën tip “Fiat” në afërsi të zonës së quajtur "Kthesa e Kamzës", në hyrje të autostradës.
Paraditen e sotme makina u gjet e djegur në pranë Bypassit dhe dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së 35-vjeçarit, i cili u ekzekutua teksa ishte pirë kafe në tarracën e një lokali.
Sipas policisë ishin dy autorë të cilët kryen ekzekutimin dhe më pas u larguan me shpejtësi me makinë nëpër rrugicat e lagjes. Hida është një biznesmen në fushën e grumbullimit të makinave të përdorura.





