Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi, pronar i televizionit lokal “M+”, i cili u ekzekutua sot në Rrëshen.

Në një postim në Facebook, AMA sqaron se 47-vjeçari nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni dhe se në 2018-ën, Televizionit “M+” i është hequr licenca me vendim Bordi.

REAGIMI I PLOTË

NJOFTIM PER MEDIA

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.

Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.