Shkodër, 26 qershor 2014 – Nje 26 vjecar, Tarzan Prroni eshte shpallur ne kerkim nga policia e Shkodres, per vrasjen e 49 vjecarin Brahim Mani ne oborrin e shtepise se tij ne hyrje te qytetit.  

Sipas policise, dyshohet se krimi ka ndodhur per gjakmarrje, pasi babai i viktimes Shemsi Mani në vitin 1999 në Oblikë të Anës së Malit ka vrarë me armë zjarri babain e 26 vjecarit Shuajip Prroni. Hasmëria mes dy familjeve nisi pas një sherri për bagëtinë. Per kete ngjarje Shemsi Mani  ka vuajtur 10 vjet burg dhe dy vite me pare vdiq per shkaqe natyrale.  

Familja e Manit per shkak te kesaj ngjarjeje ishte shperngulur dhe ishte ngujuar në Shkodër në lagjen “Ahmet Haxhia” në vendin e quajtur Livade. Në momentin kur është shtënë ndaj Brahim Manit, ai ka qenë duke punuar në shtëpine e tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/