Policia ka gjetur armën pistoletë që dyshohet se 19-vjeçarja Hygerta Meta e ka përdorur për të vrarë të atin, Pëllumb Meta, 50 vjeç.

Arma është gjetur në një kënetë pranë fshatit Shënavlash, ku edhe ndodhi ngjarja.

Hygerta Meta, studente në Tiranë u arrestua pasi ka marrë përsipër vrasjen me armë zjarri të atin në kasollen e lopës dhe më pas trupi i tij u varros në oborrin e banesës në fshatin Shënavlash të Durrësit.