Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiri, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen nr.12.
Identifikimi dhe arrestimi i tij u bë i mundur falë provave të siguruara gjatë hetimeve dhe dëshmive të mbledhura nga banorët e zonës.





