Sokol Çelaj, 58-vjeç nga fshati Reç i Malësisë së Madhe ka mbetur i vrarë në makinë pas një atentati të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.
Në dëshminë që ka dhënë gruaje e 58-vjeçarit para autoriteteve ka thënë se nuk kishte parë dot autorin, duke shtuar se kishte dëgjuar vetëm krisma dhe më pas kishte parë gjakun.
”Sapo kemi dal nga rruga e asfaltuar për të shkuar tek shtëpia, nga e djathta e jonë një person në këmbë ka dal nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”, ka thënë ajo.





