Të rrezikuar kudo, në tokë dhe det, qytetarët janë duke reaguar me irritim ndaj Policisë së Shtetit, pasi një efektiv policie përplasi për vdekje një 7-vjeçare në Himarë, e cila gjendej në breg të detit duke iu gëzuar dallgëve dhe guralecëve të plazhit.
Dhjetra qytetarë janë duke komentuar në faqen e Policisë së Shtetit ku disa minuta më parë u bë publik urdhri i kryepolitit Gledis Nano për të përjashtuar nga radhët e uniformave blu.
Intensiteti i komenteve dhe irritimit i qytetarëve, të cilët po reagojnë me irritim ndaj Policisë së Shtetit është aq i madh sa administratorët e faqeve kanë filluar të fshijë masivisht gjithçka që ka të bëjë me ngjarjen e rëndë.
Deri më tani, Facebook thotë se në faqe janë bërë më shumë se 70 komente, por aty lexohen vetëm 2, kurse të tjerët janë fshirë ose fshehur (hide) nga administratorët e faqes.
Policia ka reaguar vakët ndaj kësaj ngjarjeje duke u mjaftuar vetëm me njoftimin për shtyp për vdekjen e fëmijës, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë mbi pronësinë e skafit; a është bërë apo jo një verifikim pasuror mbi policin nëse ishte pronari i skafit; pse ai e drejtonte mjetin lundrues pa patentë, etj.
Aksidentet në plazhe janë shtuar shumë gjatë javëve të fundit duke ia bërë jetën qytetarëve të pasigurt kudo, si në rrugë, ashtu edhe në breg të detit.





