GJIROKASTER, 15 prill 2013– Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të vrasjes së 78-vjeçarit, Pandeli Magllara dy ditë më parë. Adrian Qopekaj, 25 vjeç dhe Dashamir Kamo, 43 vjeç nga Libohova kanë qenë mes 31 të shoqëruarve të policisë së qarkut.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur një palë dorëza dhe një pale xhinse me njolla gjaku.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ku Pandeli Magllara në përleshje me grabitësit ka humbur jetën pasi është goditur rëndë në kokë. Ndërsa bashkëshortja e tij, Evanthi u plagos.
Qopekaj është dhe autori i dyshuar i vjedhjes së një magazine në Libohovë dhe kishave të Dropullit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur një palë doreza dore me njolla gjaku, një palë pantallona me njolla gjaku, 12 Ikona të kishave të Dropullit, 3 troko dhe 3 trapano ,1 saldatriçe e një kastete me vegla si dhe 1 arkë me fishekë dhe 1 kapsollë detonatore.





