Gjykata e Fierit ka dhënë masën e arrestit me burg për autorin e vrasjes të 8-vjecarit Mateo Vasiu në fshatin Grecalli të Fierit.
Seanca gjyqësore është zhvilluar pa prani të autorit 38-vjecar Klodian Çalamani, ndërsa nga policia është marrë deklarata e tij ku shprehu vullnetin që gjykimi të bëhej në mungesë të tij.
Siç mësohet, janë pezulluar të gjitha seancat gjyqësore të planifikuara për t’u mbajtur ditën e sotme, vetëm si pasojë e situatës së shkaktuar nga prania e familjarëve dhe qytetarëve të shumtë të cilët presin para dyerve të gjykatës.