E dëshpëruar jo vetëm për humbjen në mënyrë tragjike të bashkëshortit të saj, 7-muaj më parë, por më shumë viktimizimin që po ju bëhet autorëve të vrasjes, Vjollca Arapi ka denoncuar prokurorët dhe gjykatësit e çështjes gjyqësore të burrit të saj të ndjerë.
Vëllezërit Ekonomi kanë paguar shuma të mëdha parash, thotë Vjollca Arapi për të ndryshuar akuzat, nga vrasje me paramendim dhe vrasje në bashkëpunim, në vrasje nga pakujdesia. Autori kryesor, Jurgen Kurti as nuk u mor e as nuk u thirr në gjykatë, ndërsa fajin e ka marrë përsipër xhaxhai I gruas të tij.
55-vjeçarja për të gjetur drejtësi ka pajtuar avokat Spartak Ngjelën. Ajo shpreson që të bëhet drejtësi dhe autorët sipas saj të vrasjes së bashkëshortit të dënohen për krimin që bënë, në pronën e saj brenda në dyqan aty ku mbeti I vrarë Agim Arapi 60-vjeç.
"Nuk ishte një aksident, nuk vdiq nga aksident me makinë, erdhën dhe e goditën në mënyrë barbare në dyqanin e tij. Kjo është e filmuar, nuk ka nevojë për shumë koment."
Fillimisht prokuroria ngriti akuzën për vrasje të cilësuar, pasi dhunuesit ishin në dijeni se viktima vuante nga sëmundje të zemrës, por vazhduan ta qëllonin. Avokati I familjes Arapi, Spartak Ngjela hedh dyshime serioze për korrupsion nga ana e organit të akuzës në këtë çështje. Ai parashtron gjithë detajet e procesit dhe pikat ku sipas tij, organi i akuzës ka bërë devijimin e çështjes.
K.H.