Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për kapjen e autorëve të dyshuar të grabitjes në Kamëz me pasojë vrasjen.

Mësohet se të dyshuarit janë dy të rinj me origjinë nga Burreli. Sipas të njëjtave burime, është ndaluar një person i dyshuar si pjesëmarrës në grabitje. Numri i të shoqëruarve për ngjarjen ka vajtur mbi 35 persona.

Zyrtarisht Policia e Tiranës rezervohet që të japë një informacion më të detajuar për aksionin që po zhvillohet, ndërkohë që pritet të dalë më vonë në një deklaratë për mediat për të dhënë detaje.