Autori i vrasjes së Alfred Dedjas ditën e djeshme është dorëzuar ditën e sotme në ambientet e policisë.
26-vjeçari Julian Gjoshi, i cili në ambientet e një lokali në Ndroq qëlloi me 5 plumba drejt 50-vjeçarit Alfred Dedja u dorëzua te autoritetet pasi ndodhej në arrati që nga momenti i ngjarjes.
Viktima Alfred Dedja rezulton se jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Në Shqipëri, ai jetonte në Ndroq dhe ishte edhe nga ajo zonë. Sipas burimeve nga policia Dedja rezulton të jetë i dënuar më parë në shtetin Italian për trafik droge.Po ashtu viktima dhe autori kanë qenë të njohur dhe miq me njëri tjetrin. Pas marrjes së dëshmive nga policia, sipas dëshmitarëve të dy frekuentonin vazhdimisht zonën e Ndroqit dhe lokalin ku ka ndodhi edhe vrasja.
Sa i përket dinamikës së krimit si autori dhe viktima pasi kanë parë njëri tjetrin në ambientet e te njëjtit lokal, fillimisht ka pasur një debat mes tyre dhe sipas hetimeve dhe dëshmivë të dëshitarëve dhe më pas Julian Gjoshi e ka qëlluar me pistoletë Dedjan. Sipas policisë autori ka qëlluar 5 herë dhe 3 plumba kanë kapur viktimën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.
Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.
Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit.
Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.