Pas arrestimit të Hetem dhe Dino Muhos për vrasjen e Alket Muhos në fshatin Rabie në Memaliaj, ka reaguar gazetari Artan Hoxha.
Në një postim në rrjetet sociale Hoxha shkruan se policia i ka rënë shkurt me arrestimin e tyre. Më tej gazetari ngre pyetjen nëse Hetem dhe Dino Muho janë në të vërtetë autorët e ekzekutimit të Alketit, kjo sepse prej vitesh ky i fundit i kishte dhunuar dhe ata nuk kishin tentuar në asnjë rast ta zgjidhnin personalisht.
POSTIMI I PLOTË
Policia I ka rene shkurt. Sa te lodhej lart e poshte se kush nga radhet e saj e kishte shitur Alket Muhon te kultivuesit e kanabisit, ia faturoj krimin Hetem dhe Dino Muho, babe e bir. Me kete rast me nje gur hiqte qafe dy zogj. E para, policia shpetonte nga akuza se kishte shitur informatorin e vet dhe nuk i duhet te hetoje brenda vetes. E dyta; me kete rast mbyllte njehere e mire denoncimet e bera njeri pas tjetrit per te zgjidhur nje konflikt pronesie ne fshatin Rabie te njesise administrative Luftinje.
Por a jane Hetem dhe Dino Muho, autoret e ekzekutimit te Alket Muhos? Per kater vite me radhe ata kane qene viktima te dhunes se ushtruar ndaj tyre prej Alketit, i cili i ka plagosur me sepate, i ka qelluar me bresheri automatiku, dhe ne asnje rast babe e bir nuk kane tentuar ta zgjidhin privatisht por i jane drejtuar policise ne rruge ligjore, por per fat te keq nuk kane marre asnjehere pergjigje. Dhe pasi jane lodhur duke kerkuar drejtesi te policia per padrejtesite qe u jane bere, papritmas e gjejne veten autore te nje krimi qe separi shpeton nga sikleti vet policine….
Mire qe nuk te zgjidh hallin, por ta lene dhe xhenazene te dera…





