Nuk kanë qenë të paktë ata që e cilësuan si një krim pasioni vrasjen e studentes së drejtësisëAriela Murataj, nga Aldison Belulaj i cili qëlloi edhe veten duke ndërruar jetë një javë pas ngjarjes në spital.
Por psikologia dhe deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, gjatë emisionit “Top Show” e mohon kategorikisht që ky të jetë një krim pasioni, pasi ka qenë një ngjarje e paramenduar dhe e paralajmëruar.

“Një krim pasioni është kur ndërmerr një akt të pandërgjegjshëm në një moment të caktuar, por ai e kishte menduar këtë gjë. Vajza e ka refuzuar disa herë. Kjo është ndarja mes një krimi pasioni që është në një moment të pandërgjegjshëm dhe mes një krimi të mirë menduar”, u shpreh psikologia Pampuri.
Ajo thekson se kjo është një nga shumë ngjarje të riskura që të ndodhin, e kjo për shkak se ka shumë raste që nuk denoncohen në kohën e duhur.





