Katër persona janë të ndaluar në polici, duke u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e Komisarit Artan Cuku, pak më shumë se 1 javë më parë.

Burime nga policia shprehen se janë të sigurtë se personi që qëlloi me armë ndaj Komisarit nuk ka ikur nga Shqipëria.

Sipas tyre, deri më tani të gjitha pistat e hetimit lidhen me aktivitetin e Cukut në polici.

Për këtë arsye, grupit të hetimit i janë bashkuar edhe disa prej miqve të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, për shkak se ata e kanë njohur nga afër dhe dinë për të kaluarën e tij.