Vijojnë hetimet intensive të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për zbardhjen e ngjarjes së 8 prillit ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-drejtuesi i lartë i Policisë në nivel lokal, Artan Cuku.
Policia kërkon edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit "Melros", ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.
Policia garanton anonimatin e plotë dhe për çdo informacion të vlefshëm i kërkon qytetarëve të telefonojnë në numrin 069 41 10 299.
Hetimet janë fokusuar në 3 pista, ajo për shkak të gjakmarrjes, për shkak të detyrës dhe pista për shkak të konflikteve në fushën e policive private, ku i ndjeri Cuku administronte një shoqëri.
Vrasja e Artan Cukut, publikohen pamje të tjera të autorit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Keni probleme me gjumin? Ja pse ora e darkës mund të jetë çelësi i një gjumi më cilësor
Turisti i huaj grabitet në mes të Lungomares, i marrin me forcë varësen nga qafa
Parlamenti Evropian refuzon kërkesën për debat mbi kërcënimet e Trump ndaj Spanjës
“Po përpiqem të marr veten”/ Big Brother-i një eksperiencë ‘traumatike’ për Klodin?





