Për ngjarjen e rëndë që tronditi zonën e ish-Bllokut në Tiranë mbrëmjen e së hënës, policia ka arrestuar Jurgen Kurtin së bashku me dajën e tij Leonard Ristani, pasi akuzohen për vrasjen e 50-vjeçarit Artur Kurti, i cili është babai i Jurgenit.

Deri tani policia ka marrë në pyetje djalin e viktimës, ndërsa pritet që në orët në vazhdim të pyetet dhe Leonardi, i cili mbeti i plagosur nga përleshja që pati me viktimën në apartamentin ku jetonte motra e tij, Shpresa Kurti. Kjo e fundit ishte në proces divorci më viktimën dhe mësohet se kishin konflikte të herëpashershme.

Pikërisht konflikti i fundit që ndodhi mbrëmë, i mori dhe jetën Artur Kurtit.

Ndërkohë, nuk është ende e qartë se cili nga dy të arrestuarit ka qenë personi që qëlloi me thikë viktimën, çka i shkaktoi dhe vdekjen.