Nën masa sigurie është shoqëruar në Drejtorinë Vendore te Policisë Lezhë, Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Portugezi po merret në pyetje nga oficerë të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Ai ka mbërritur pak minuta më parë nga burgu i Reçit, ku qëndron në paraburgim që prej momentit kur është ekstraduar në Shqipëri më 31 dhjetor të vitit që lamë pas.