Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për Nekid Arapin, Amarildo Grembin si personat që dyshohet se ndihmuan në vrasjen e Vasil Dervishajt.

Po e njëjta masë “Arrest me burg” u dha edhe për shtetasin A.C, 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë, personi që dyshohet si një nga autorët e ngjarjes dhe që ra në pranga një ditë më parë.

Në kërkim ndodhet edhe një nga autoret e ngjarjes, shtetasi me inicialet E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.