27nëntor 2015 – Vëllai Skënder Krasniqit, autorit të dyshuar për vrasjen e 82 vjecarit Novruz Likometaj, tha se ndaj vëllait të tij policia ka ushtruar dhunë që ai ta pranojë një krim që nuk e ka bërë. Po ashtu, sipas Kujtim Krasniqit, dhunë policia ka ushtruar edhe ndaj tij, shkruan Panorama.
“Vëllai im nuk e ka bërë vrasjen e 82 vjecarit Likometaj. Kur është bërë vrasja, ai ishte në shtëpinë e tij me gruan e fëmijët. …E kanë rrahur vëllanë që të pranoj krimin, por ai ska si ta pranoj kur s’e ka bërë. Policia më shoqëroi edhe mua. Më kanë sharë, më kanë rrahur. Dy persona më mbanin e dy më qëllonin në zyrat e shtetit, në zyrat e policisë. Policia të gjejë diku tjetër vrasësin e 82 vjecarit. Po na fusin në hasmëri kot”.
Gjykata e Fierit vendosi masën e arrestit në burg për Skëndër Krasniqin, ndonëse nuk ka pasur prova të forta për ta lënë në qeli.
/portali DurrësLajm/