Disa persona janë marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, një ditë më parë në qytetin e Rrëshenit.
Personat janë marrë në pyetje, por ende nuk ka asnjë të ndaluar.
Policia vijon kontrollet në zonë në lidhje me autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona.
47-vjeçari është qëlluar me snjaper nga një distancë 150 metra.
Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë së bashku me të vëllanë dhe sapo kishin parkuar makinën po hynin në lokalin në pronësi të tyre.





