3dhjetor 2015 – Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit në Maminas. Burime nga policia thanë se, Miran Tila është personi i dyshuar në lidhje me vrasjen e Arben Hasës, ngjarje e ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme, shkruan syri.net.
Tila 43-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë në kokë dhe më pas e ka braktisur viktimën në një kanal anës rrugës. Ai është biznesmen i një aktiviteti të specializuar në ndërtimet me dru.
/portali DurrësLajm/