9korrik 2015 – Sokol Mjacaj, 20-vjeçari që ekzekutoi dy turistët çekë, ua shiti celularin e vjedhur për vetëm 500 lekë. Ai ia ka shitur një djali të ri që punonte në një lokal të zonës së fshatit Grudë në Shkodër, aty ku autori u fsheh pasi vrau në makinë çiftin Michael Svatos dhe Ana Kosinova.
Sipas dëshmisë së personit që bleu telefonit, Sokolin që e njihte më parë i kishte thënë se mund ta blente telefonin për 5 mijë lekë të reja. Por, pas debateve se ishte i thyer pjesërisht, ia la vetëm 500 lekë. Pasi e hapi, blerësi i ri pa në fotografi çiftin çek, dalë në Theth dhe njoftoi policinë se dyshonte që autor i krimit ishte 20-vjeçari.
/agjencia e lajmeve dyrrah/