Vetëdorëzohet pak minuta më parë në drejtorinë e Policisë Tiranë, Renato Milloshi, bashkëpunëtori i dyshuar në vrasjen e Elton Çiços.
Policia thotë së vetëdorëzimi është bërë pas negociatave të shumta.
Milloshi është dorëzuar rreth 9 muaj pas atentatit që iu bë Çiços në një lokal në zonën e ish- Bllokut në Kryeqytet.
36-vjeçari Renato Milloshi dhe Jani Alia janë të dyshuar njëri si bashkëpunëtor dhe tjetri si autor në vrasjen e Elton Çiçës.





