Autori i vrasjes së dyfishtë Apostol Kosta fillimisht pas sherrit me kushëririn e tij për murin rrethues i ka hedhur një granatë në banesën e tij.
Por kur ka parë që granata nuk ka shpërthyer, ai ka marrë automatikun duke qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të vdekur në vend, Aleko dhe Afërdita Kostën.
Fatmirësisht granata nuk ka shpërthyer, pasi brenda në banesa ka qenë edhe djali i Afërdita Kostës, të cilin 49-vjeçarja e kishte nga martesa e mëparshme
Për të çaktivizuar granatën në Gjirokastër në banesën e çiftit ka shkuar RENEA nga Tirana.
Granata është çaktivizuar, ndërsa aktualisht autori ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ai pasi ekzekutoi çiftin tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë, ndërsa u transportua në Tiranë.






