I arrestuari për vrasjen e çiftit të të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit ka mohuar para hetuesve që të jetë ai autori i krimit. Thoma Mastora nuk ka pranuar të ketë goditur për vdekje Kosta dhe Kleoniqi Ilian, pavarësisht provave të gjetura brenda banesës së çiftit. 

69-vjeçari u arrestua pas njollave të gjakut të gjetur në shtëpinë e të moshuarve dhe që nga ekzaminimi rezultoi se i përkisnin atij. Sipas policisë, Mastora i ka goditur burrë e grua me shkop dhe sëpatë, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth 36 orë pasi çifti u gjetën të pajetë dhe fqinja e tyre. 

Sipas uniformave blu, shkak i krimit janë bërë debatet dhe mosmarrëveshjet mes 69-vjeçarit dhe Kosta Ilias pasi ky i fundit nuk dëshironte që bashkëfshatari t’i shkonte për vizitë.  

Ata janë përplasur me njëri-tjetrin dhe ka qenë 84-vjeçari që e ka goditur me shkop Thoma Mastorën dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur duke i goditur të dy për vdekje. Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm ndërsa nuk kishin fëmijë.